Është publikuar traileri i parë i dokumentarit të ardhshëm të reperit Post Malone, “Runaway”.
Filmi i cili do ta ketë premierën në platformën “Freevee” më 12 gusht, sjell pamje nga turneu i vitit 2019 i reperit në Amerikën Veriore si dhe përfshinë pamje të prapaskenave, performanca live dhe intervista me Malone dhe personazhe të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuajin e kaluar, Post Malone e publikoi albumin e katërt të incizuar në studio, “Twelve Carat Toothache”, pjesë e së cilit janë edhe këngët “One Right Now”, e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin The Weeknd, dhe “Cooped Up” me reperin Roddy Ricch.
Ndër artistët e tjerë me të cilët Malone ka bashkëpunuar në këtë album janë, The Kid LAROI, Robin Peckonld dhe Doja Cat. Kënga e sjell në bashkëpunim me këtë të fundit, “I Like You”, në fillim të javës u lansua me videoklip dhe brenda dy ditëve i mori më shumë se 4 milionë klikime.
Në muajin shtator, Post Malone e fillon turneun e ri në Amerikës Veriore. Kurse vitin e ardhshëm do t’i mbajë disa koncerte në Australi dhe Zelandë të Re, në kuadër të turneut të rok bendit “Red Hot Chili Peppers”.