Një trailer për serinë e dokumentarit me tre pjesë për artisten e famshme, Kylie Minogue, tashmë është publikuar për fansat e saj anekënd botës.
Me titull “KYLIE”, filmi dokumentar shqyrton jetën dhe karrierën e yllit australian të muzikës pop, duke reflektuar mbi sfidat dhe rrugëtimin e saj drejt famës, ndërsa njëkohësisht trajton përvojat e saj kritikat e ashpra publike, humbjet personale dhe sëmundjen.
Me regji nga Michael Harte, projekti i ardhshëm përfshin pamje arkivore së bashku me intervista të realizuara me Minogue, motrën e saj Dannii dhe bashkëpunëtorët e saj të kamotshëm, Jason Donovan, Nick Cave dhe Pete Waterman.
“KYLIE” lansohet në platformën Netflix më 20 maj të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Kylie Minogue: Përvoja me kancerin është ende me mua
-
Kylie Minogue shpreson të performojë edhe kur të bëhet 80-vjeçe
-
“Netflixi” me dokumentar për Perryn, motra flet për herë të parë pas vdekjes së tij
-
Netflixi kërkon rrëzimin e padisë së Tyra Banks
-
Madonna dhe Kylie Minogue publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur