Showbiz

Post Malone e ka vështirë të qëndrojë larg vajzës së tij

Reperi i famshëm amerikan, Post Malone, e pranon se po e ka të vështirë të qëndrojë larg vajzës së tij të vogël gjatë kohës sa është në turne, raportoi të hënën portali “Female”.

Në muajin qershor, ylli i hitit “Circles” e konfirmoi lajmin se është bërë baba për herë të parë, dhe tani thotë se i thyhet zemra sa herë detyrohet të largohet nga e bija për periudha të gjata kohore.

“E kam shumë vështirë të mos e shoh atë, por kohëve të fundit po del më shpesh nga shtëpia. Ajo është rritur, është një foshnje shumë e gjatë dhe një legjendë e vërtetë. Çdo herë lumturohem kur e shoh. Por, zemra më thyet sa herë më duhet ta lë prapa kur jam i angazhuar me koncerte, dhe po e kam vështirë të mos jem pranë saj gjatë gjithë kohës”, tha Post Malone për revistën “GQ”.

Tutje, reperi 27-vjeçar tha se tashmë e ka mësuar vogëlushen ta dëgjojë muzikën e tij.

“Ajo duhet ta pëlqejë muzikën time, ose të paktën do të mësohet me të. E di që të gjithë në shtëpi ia lëshojnë këngët e mia dhe shpresoj se do t’i mbesin më mendje. Nuk e di për çfarë arsye, por fëmijëve u pëlqen muzika ime, gjë që më bënë shumë të lumtur, prandaj edhe po shpresoj që ajo do të jetë një ndër këta fëmijë”.

Në fund, Post Malone, i cili ka zgjedhur të mos e zbuloj emrin e së bijës apo identitetin e partneres së tij, tregoi se i pëlqen shumë që foshnjës së vogël t’ia interpretojë këngët së e tij në versionin e ninullave.