Showbiz

Përqafimi i përfolur i Usherit me Alicia Keys nuk shkaktoi xhelozi te burri i këngëtares

Përqafimi i ngrohtë mes Usher dhe Alicia Keys gjatë përformancës në “Super-Bowl” nuk ka qenë shkak për të shkaktuar xhelozi te burri i artistes, Swizz Beatz.

I pyetur se si është ndier gjatë përformancës së të dy artistëve, ai ka thënë se çdo gjë ishte e mrekullueshme.

“Jeni duke folur për gjënë e gabuar, asnjë nga ju nuk e keni parë fustanin e mrekullueshëm që e kishte mbuluar tërë stadiumin. Performanca nuk ishte asgjë më pak se e mrekullueshme, me dy artistë gjigantp të mrekullueshëm”, ka shkruar 45-vjeçari Beatz në Instagram.

Ai i shkroi këto fjalë për të iu përgjigjur disa komentuesve që kanë shkruar nëpër rrjete sociale se përqafimi që Usher ia dha Alicias nga mbrapa ishte shumë i ngrohtë, duke spekuluar se mund të ketë diçka në mes këngëtarëve.

“Urime Usher dhe dashuria ime Alicia, ajo këngë është klasike. Ne nuk e lejojmë energjinë negative këtej pari, në bëjmë histori”, ka vazhduar Beatz.

Shumë nga ndjekësit e Beatz pastaj e përkrahën shkrimin e tij duke ju kundërvënë komentuesve që shkruan gjëra negative për Alician.

“Njerëzit nuk po e dinë më se çfarë është një performancë”, ka shkruar njëri nga adhuruesit e Beatz.

“Nuk është kurrgjë më ndryshe se puna e aktorëve në filma”, ka shkruar një tjetër.

“Kjo performancë ishte epike dhe do të qëndrojë gjatë në histori si një ndër performancat më të mira të të gjitha kohërave”, ka thënë një tjetër.

Alicia ishte mysafirja e parë e Usherit, në spektaklin “Super- Bowl” që u mbajt në stadiumin Allegiant në Las Vegas të dielën mbrëma.

Në skenë Usherit ju bashkëngjiten edhe artistë të mëdhenj që janë bashkëpunëtorë të hiteve që definuan karrierën e tij si, Lil John, Ludacris e Jermaine Dupri.

Alicia Keyas dhe Swizz Beats janë të martuar që nga vitit 2010 dhe bashkë kanë dy fëmijë.

{gallery}