Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Përplasje e re në Hollywood, tash për “Halloween”

Përderisa aktorët e Hollywoodit janë ende në grevë për paga më të mira, ata po kritikojnë kolegët e tyre që janë veshur si personazhe filmash të njohur për festën e Halloweenit. Kjo ka shkaktuar përplasje të re, pasi grupe të tjera aktorësh kanë kritikuar sindikatën “SAG AFTRA” për kërkesat që pati në lidhjen me këtë festë.

Në fillim të tetorit udhëheqësit e grevës, “SAG-AFTRA”, lëshuan udhëzim lidhur me kostumet e Natës së Shtrigave. Ata këshilluan anëtarët e sindikatës të zgjidhnin kostumet e frymëzuara nga personazhet dhe figurat e përgjithësuara të frikshme si fantazma, merimanga, etj., por jo të visheshin si personazhe filmash të famshëm.

Kërkesat që “SAG-AFTRA” bëri për Halloween, u komentuan si të panevojshme nga disa anëtarë.

“A është kjo një shaka? Lëreni tani. Kjo është ajo që është e rëndësishme?”, shkroi aktorja Mandy Moore në Instagram.

Edhe emisioni “Saturday Night Live” bëri shaka me kërkesat e “SAG-AFTRA-s” për Halloweenin. Në një skeç udhëheqësi i emisionit, Nate Bargatze, luajti sikur po u jep karamele disa personave që ishin veshur si karakteret Spider-Man, Black Panther dhe Barbie.

“Prit! Ju jeni gati për ta bërë një gabim të tmerrshëm! Unë jam Fran Drescher, presidente e SAG! ... Jam këtu për t'ju mësuar se si ta bëni Halloweenin gjatë një greve”, ka thënë aktorja Sarah Sherman që luajti rolin e Fran Drescherit.

Ndërkohë aktorja Megan Fox ishte veshur si një personazh nga filmi “Kill Bill” kurse partneri i saj, Machine Gun Kelly, ishte veshur si karakteri që luhet nga aktorja Uma Thurman. Si revoltë, Fox ka etiketuar “SAG-Aftran” në postimin në Instagram.

Image

“Çfarë rebele. Vazhdo të postosh budallallëqe, zonjë e bukur”, ka shkruar aktorja Lisa Ann Walter në “X” duke cituar një postim nga portali “Pop Crave” që tregonte kostumin e aktores Fox. “Ndërkohë ne do të punojmë 10 orë në ditë - të papaguara - për t’u dhënë atyre që kanë kontratë bazë një marrëveshje të drejtë”, ka shkruar Walter, e cila është anëtare e komitetit negociues të sindikatës.

Image

Mirëpo Fox dhe partneri i saj nuk janë të vetmit që kanë thyer rregullat e sindikatës. Aktorë të tjerë si Glen Powell, Chord Overstreet, Jena Dewan e Sarah Hyland janë veshur me kostume të inspiruar nga shfaqjet televizive dhe filmat, por nuk postuan në rrjetet e tyre sociale. Kërkesë e sindikatës gjithashtu ka qenë që aktorët të mos postojnë nëpër rrjete sociale përgjatë Halloweenit.

Artikuj të ngjashëm