Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

P.Diddyt i ndryshohet data e lirimit nga burgu

P.Diddy

P.Diddy

Foto: Associated Press

Reperi P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs pritet të lirohet më herët nga burgu, pasi autoritetet amerikane kanë ndryshuar sërish datën e lirimit të tij.

Sipas PEOPLE, reperi dhe producenti i njohur aktualisht pritet të dalë nga burgu më 23 shkurt 2028. Më herët, lirimi i tij ishte planifikuar për muajin qershor të vitit 2028, ndërsa më pas data ishte zhvendosur për 25 prill 2028.

Combs ndodhet në burg që nga arrestimi i tij në muajin shtator 2024. Në muajin korrik 2025 ai u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për prostitucion. Megjithatë, gjatë gjyqit tetëjavor, ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe organizimit të një rrjeti kriminal.

Përfaqësuesi i tij ka mohuar raportimet se Combs është kapur duke konsumuar alkool të prodhuar në burg, duke theksuar se ai po e merr seriozisht qëndrimin esëll.

“Po e merr seriozisht qëndrimin larg alkoolit dhe substancave të tjera”, ka deklaruar zëdhënësi i tij.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Combs u transferua nga qendra e paraburgimit në Brooklyn në burgun federal FCI Fort Dix në New Jersey, një institucion me siguri më të ulët dhe kushte më të mira.

Avokatët e tij kishin kërkuar transferimin për shkak të qasjes më të lehtë në programet e rehabilitimit nga varësia ndaj alkoolit.

Edhe Ndryshon sërish data e lirimit P.Diddyt nga burgu Showbiz Ndryshon sërish data e lirimit P.Diddyt nga burgu

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se ka marrë një kërkesë për falje nga Combs, por nuk po shqyrton dhënien e saj.

“Ai më kërkoi falje përmes një letre”, ka thënë Trump, duke shtuar me shaka: “A doni ta shihni atë letër?”

Sipas raportimeve, Trump nuk e tregoi letrën dhe la të kuptohet se nuk po e konsideron faljen e reperit. Ai kishte deklaruar më herët se ishte i pavendosur për këtë çështje, pasi Combs kishte qenë “shumë armiqësor” ndaj tij gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.