Jennifer Hudson e ka angazhuar Patti Labelle për ta ndihmuar atë që t’i arrijë notat e larta si Aretha Franklin në një biopik të ri.
Ylli i “Dreamgirls” u ftua ta portretizonte Arethën nga vetë mbretëresha e ndjerë e muzikës soul - para vdekjes së saj vitin e kaluar (18) - dhe ajo së fundmi u tërhoq nga show britanik televiziv i talenteve “The Voice” për t’u përqendruar në projektin e titulluar “Respect”.
Produksioni do të fillojë së shpejti, ndërsa LaBelle zbulon se ajo ia ka dhënë Hudsonit disa udhëzime në lidhje me shoqen e saj të vjetër ndërsa kjo e fundit po përgatitet ta mishërojë rolin, shkruan KOHA Ditore.
"Gjejeni se çfarë? Ajo më thirri një muaj më parë”, zbuloi LaBelle në emisionin amerikan Watch What Happens Live.
"Ajo dëshironte të vinte në shtëpinë time dhe t’i shikonte filmat e mi të mëhershëm kur po këndoja me Arethën, dhe të gjitha gjërat nga kohërat tona të mëparshme, kështu që ajo dëshiron që ta ndihmojë me këtë film duke ia dhënë asaj disa informata."
Edhe
Mishërimi i Aretha Franklin nga Jennifer Hudson
Dhe ylli dhe veterania e hitit “Lady Marmalade” i ka siguruar fansat e Arethës se Hudson do të dalë faqebardhë në këtë detyrë, duke shtuar: "Ajo është vajza ime e vogël. Ajo është fenomenale!"
“Respect” do të bëhet me regji të Liesl Tommy, ndërsa në film do të luajnë edhe Forest Whitaker, Mary J. Blige, Marlon Wayans, Audra McDonald, dhe Tituss Burgess. Filmi pritet të publikohet verën e ardhshme (20).