Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Hudson me interpretim të mahnitshëm në filmin biografik “Respect”

Regjisori i filmit biografik të ikonës së muzikës Aretha Franklin, “Respect”, dhe aktorja protagoniste e këtij projekti, janë shprehur të entuziazmuar që koha e lansimit të filmit nëpër kinema është afruar, pas shtyrjes së datave disa herë si pasojë e pandemisë.

Në filmin “Respect”, aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane, Jennifer Hudson, vjen në rolin e mbretëreshës së ndjerë të muzikës ‘soul’. Regjinë e filmit e ka bërë Liesl Tommy, ndërsa skenari është shkruar nga, Tracey Scott Wilson.

Së fundmi është publikuar edhe trajleri i ri i filmit, i cili ia ofron botës pamjet e para të Hudsonit duke i performuar këngët klasike të Mbretëreshës së muzikës ‘soul’, si “Respect” dhe “(You Make Me Feel Like A) Natural Woman”.

Filmi e shtjellon historinë e fillimit të karrierës muzikore të Aretha Franklinit, e cila si fëmijë këndonte në korin e kishës së babait të saj, e deri tek arritja e majave të suksesit mbarëbotëror.

Krahas Hudsonit në film luajnë edhe aktorët, Forest Whitaker, Marlon Wayans, Mary J. Blige, Marc Maron, Titus Burgess dhe Tate Donovan.

Franklin, e cila vdiq më 2018-n nga kanceri në pankreas, në moshën 76-vjeçare, ishte pjesë e realizimit të filmit deri në momentet e fundit të jetës së saj. Ajo madje e kishte kërkuar angazhimin e Hudsonit për ta portretizuar atë në film.

Edhe Jennifer Hudson shkëlqen si Aretha Franklin në filmin “Respect” Showbiz Jennifer Hudson shkëlqen si Aretha Franklin në filmin “Respect”

Gjatë karrierës së saj të gjatë muzikore, Franklin i kishte fituar 18 shpërblime Grammy, si dhe ishte nominuar gjithsej 44 herë për këtë çmim.

“Respect” do të lansohet nëpër kinema nga 13 gushti i këtij viti.