Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Nëpër Film” nga vendi e bota

“Nëpër Film” vjen këtë të diel me edicionin më të ri i cili sjell informacione të ndryshme nga fusha e filmit në vend dhe në botë.

Shikuesit do të mund të ndjekin se si po shkojnë përgatitjet për “PriForum” që organizohet në kuadër të Festivalit të Filmit në Prishtinë.

Nga bota do të transmetohet materiali për fillimin e xhirimeve për filmin “Mission: Impossible”, paraqitjen e aktores së famshme Jennifer Hudson e cila vjen në sekuencat e para të filmit biografik “Respect” bazuar në jetën dhe karrierën e ikonës amerikane Aretha Franklin.

Magazina javore e cila i dedikohet botës së filmit “Nëpër Film” transmetohet çdo të diel nga ora 21:00 në Kohavision.