Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas pezullimit të emisionit të Jimmy Kimmel, Angelina Jolie thotë se nuk po e njeh më Amerikën

Angelina Jolie

Angelina Jolie

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Angelina Jolie, ka reaguar pasi prezantuesit, Jimmy Kimmel, i është ndaluar transmetimi i emisionit të tij “Late Night”, ka raportuar The Guardian.

Në festivalin e filmit në Spanjë, “San Sebastian”, aktorja është pyetur se nga çka frikësohet më shumë  si artiste e si Amerikane.

Fituesja e çmimit “Oscar”, është përgjigjur duke thënë se nuk e po e njeh më Amerikën dhe ka shtuar se nuk është në rregull që të ndalohet fjala e lirë.

“Kjo është një pyetje shumë e vështirë. E dua vendin tim, por në këtë kohë, nuk po e njoh më vendin tim. Gjithmonë kam jetuar si ndërkombëtare, familja ime është ndërkombëtare, shokët, jeta ime. Mënyra se si e shoh unë botën, është e barabartë, e bashkuar dhe ndërkombëtare. Çdo gjë apo çdo vend që ndalon të shprehurit në mënyrë personale dhe që ndalon fjalën e lirë për çdo kënd, mendoj, se është shumë e rrezikshme”, ka thënë Jolie.

Ndërkohë që nuk e ka përmendur emrin e prezantuesit, komentet e saj erdhën vetëm disa ditë pasi American Brodacast Company (ABC), e  cila vepron në kuadër të kompanisë së madhe “Disney”, e ka pezulluar emisionin e Kimmelit, pasi ai ka komentuar rreth vrasjes së aktivistit të ekstremit të djathtë Charlie Kirk, i cili ishte përkrahës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Edhe Jimmy Kimmel me mesazh Krishtlindjesh për britanikët Showbiz Jimmy Kimmel me mesazh Krishtlindjesh për britanikët

Vet Jolie  ka marrë pjesë në disa projekte filmike të “Disneyt”, si në filmin e njohur “Maleficent” dhe vazhdimin e tij, filmin “Maleficent: The Mistress of Evil”. Ajo ka luajtur edhe rolin e superheroinës Thena, në filmin “The Eternals”, i cili është pjesë e filmave të Marvelit, që po ashtu është në kuadër të “Disneyt”.

Shumë yje të kompanisë në fjalë, përfshirë aktorët si Olivia Rodrigo, Pedro Pascal e Mark Ruffalo kanë ngritur zërin duke kritikuar ngjarjen në fjalë.

“’Disney’ nuk do të donte të ishte një ndër ata që ‘thyen’ Amerikën”, ka thënë Ruffalo, i cili luan rolin e Hulkut në një nga filmat e Marvelit.

Në një video tjetër, duke folur kundër Trumpit, ai ka thënë se “është Qeveria amerikane ajo që po pengon fjalën e lirë”.

“Po e bën Qeveria e Amerikës, jo ndonjë komshi e askush nëpër rrjete sociale. Qeveria po e bën tani”, ka thënë tutje Ruffalo.

Edhe Prezantuesit e emisioneve “Late Night” solidarizohen me Jimmy Kimmel Showbiz Prezantuesit e emisioneve “Late Night” solidarizohen me Jimmy Kimmel

Pedro Pascal, i cili këtë vit ka luajtur në filmin  e “Disneyt”, “Fantastic Four: First Step” dhe do të luajë edhe në dy të tjerë të kësaj kompanie vitin tjetër, përmes një postimi në Instagram ka thënë se qëndron me Kimmelin.

Olivia Rodrigo, e cila u bë e famshme nga “Gigh School Musical” e “Disneyt”, ka shkruar se është tejet e nervozuar nga kjo censurë e keqe dhe abuzim i pushtetit dhe se qëndron në Kimmelin.
Dhe në një vështrim për Deadline, Dan Gilroy, i cili javën e kaluar ka fituar çmimin “Emmy”, për skenarin që ka shkruar për shoën e “Disney+”, “Andor”, ka thënë se ndalimi i emisionit të Kimmelit po i duket si diçka “fashiste” nga “Amerika e Trumpit”.