Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, po mendojnë seriozisht ta krijojnë selinë e tyre në Amerikë, të cilën do ta testojnë qysh në udhëtimin e tyre të ardhshëm në Kaliforni, raportojnë mediat britanike si “Daily Mail”.
Çifti mbretëror raportohet se është shumë i lumtur për këtë, sepse kështu mund ta kalojë pjesën më të madhe të vitit në vendlindjen e Meghan, përfshirë edhe Ditën e Falënderimeve të këtij viti me nënën e Meghan, Doria Ragland, si pjesë e një pushimi mbretëror gjashtëjavësh, shkruan KOHA Ditore. Ky do të jetë gjithashtu udhëtimi i parë i djalit të tyre Archie në SHBA.
Kjo mund të mos ishte e çuditshme sikur Harry të mos e kishte përshkruar kohëve të fundit Cape Townin e Afrikës së Jugut si një vend të shkëlqyeshëm për të qëndruar për një kohë, por si duket dëshirat dhe interesat e tyre tani janë fokusuar në SHBA. Se cila është arsyeja për këtë, kjo nuk dihet.

Një burim i paemërtuar i pallatit mbretëror tha për “The Sun” se mbretëresha Elizabeth dhe princi Charles janë të shqetësuar dhe konsiderojnë se një hap i tillë mund ta paralajmërojë edhe daljen nga familja.
"Fakti është se gjërat me dukën e Sussexit nuk funksionuan mirë në Windsor, kështu që ata mund ta kenë një seli të dytë në Amerikë", tha burimi.
Këto informacione u shfaqën pas rrëfimeve të javës së kaluar të Harry dhe Meghan në lidhje me marrëdhëniet e tyre me princin William dhe jetën nën syrin vigjilent të publikut bënë jehonë në publik si një bombë dhe pasi që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore e shprehën shqetësimin e madh për ta.
-
Princi Harry dhe Meghan pritet të rikthehen sot në Britani
-
Princi Harry dhe Meghan rikthehen për të jetuar në Britani me fëmijët
-
Mbreti Charles ribashkohet me nipin dhe mbesën për herë të parë pas katër vjetësh
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar
-
Jo me paratë e taksapaguesve: Prince Harry i dëshpëruar për mundësinë e anulimit të vizitës në Londër