Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë

Ylli televiziv, Paris Hilton, është bërë nënë. Trashëgimtarja dhe afaristja e famshme amerikane dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, e kanë mirëpritur e fëmijën e parë që është djalë dhe i cili erdhi në jetë nga një nënë surrogate.

Paris dhe Carter u martuan në fund të vitit 2021, pas një lidhjeje disa vjeçare. Nga atëherë, çifti është shprehur i gatshëm për të krijuar familje dhe më në fund, duket se viti 2023 po e shënon një kapitull të bukur të jetës së tyre.

Lajmin për lindjen e djalit, Hilton e konfirmoi për revistën “People” por nuk harroi t’i informojë edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku e postoi një fotografi ku shihet duke e mbajtur dorën e vogël të foshnjës së porsalindur.

“Tashmë je aq i dashur, sa nuk mund ta përshkruaj”, shkruhej në postimin e Paristi në Instagram.

Ndërkohë, për revistën “People”, 41-vjeçarja tha se ka qenë gjithmonë ëndrra e saj të bëhej nënë dhe se është me fat që e ka gjetur Carterin si partner të jetës.

Edhe Paris Hillton me fjalë mëdha për fëmijët dhe bashkëshortin Showbiz 5 muaj më parë Paris Hillton me fjalë mëdha për fëmijët dhe bashkëshortin

“Ne jemi shumë të emocionuar për të krijuar familjen tonë së bashku dhe zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria për djalin tonë”, kishte deklaruar ajo.

Kim Kardashian, Ashley Benson, Lindsay Lohan, Heidi Klum, Naomi Campbell, Miranda Kerr dhe të famshëm të tjerë e pushtuan çiftin me urime për lindjen e djalit.

Në të kaluarën, Paris Hilton kishte zbuluar se gjatë fazës së pandemisë, ajo dhe Carter kishin planifikuar ta fillojnë procesin e IVF-it.

Hilton e cila ndër të tjera ka krijuar karrierë edhe si DJ, në disa intervista e ka përshkruar bashkëshortin, Carter Reum, si princin e ëndrrave të saj dhe insiston që asnjëherë më parë nuk e ka takuar një burrë sikur ai.

Edhe Paris Hillton dhe Lindsay Lohan e lënë pas konfliktin e famshëm Showbiz 5 muaj më parë Paris Hillton dhe Lindsay Lohan e lënë pas konfliktin e famshëm

Çifti njihet prej më shumë se një dekade, por e filloi lidhjen romantike në vitin 2019, pas ritakimit në një drekë me familje për Ditën e Falënderimeve.

Sot, së bashku ata e gëzojnë një familje të vogël, e cila ka mundësi të rritet ende në vitet e ardhshme.

Image