Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Paltrow thotë se Brad Pitti 'frikësoi' Harvey Weinsteinin

Ylli i çmimit Oskar ka folur për producentin Harvey Weinstein, producent i disa nga filmave më të njohur të saj, përfshirë Sliding Doors dhe Shakespeare In Love, si dhe Emma.

Gwyneth Paltrow ka folur në lidhje me atë se si ish- i dashuri i saj Brad Pitt u përball me Weinstein, duke thënë se aktori "e frikësoi" producentin e njohur për skandalet e tij seksuale.

Aktorja ishte një nga gratë më të profilit të lartë në Hollywood që ka akuzuar Weinstein për sjellje të keqe seksuale, pasi lëvizjet #MeToo dhe Time's Up shpërthyen një vit më parë.

Kur ishte 22-vjeçe, pasi u regjistrua për rolin e saj në Emma, Paltrow pretendon se Weisntein vendosni duart mbi të në një hotel dhe i kërkoi asaj t'i bënte një masazh, transmeton KosovaPress.

Në një intervistë me revistën Marie Claire, Paltrow tha se Pitt ia bëri të qartë ndjenjat e tij ndaj Weinsteinit pasi i tha atij se çfarë kishte ndodhur.

Edhe Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër Showbiz Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër

"Unë jam aq mirënjohëse për Brad, pasi ai e fuqizoi fuqinë dhe famën e tij për të më mbrojtur mua, dhe ai e frikësoi Harveyn”, tha aktorja 46-vjeçare.

Paltrow, e cila ishte në lidhje me Pittin nga viti 1994 deri 1997, është martuar vikendin e kaluar me partnerin e saj Brad Falchuk.