Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka rrëfyer se fundi i lidhjes së saj me aktorin Brad Pitt ishte veçanërisht i vështirë për shkak të vëmendjes së madhe të mediave, ka shkruar FemaleFirst.
Aktorja u njoh me Pittin në vitin 1994, gjatë xhirimeve të filmit “Se7en”, dhe u fejuan në vitin 1996. Ata u ndanë në qershor 1997, një periudhë që Paltrow e kujton si shumë të dhimbshme.
Duke folur në podcastin “Friends Keep Secrets”, ajo ka thënë se presioni mediatik e bëri ndarjen të dukej edhe më e rëndë.
“Mendoj se vëmendja e shtypit dhe gjithçka tjetër e bën situatën të duket shumë më e madhe nga sa është në të vërtetë. Duhet të mbash mbi supe këtë peshë të rreme të rëndësisë publike, një barrë shtesë dhe një turp shtesë që lidhja nuk funksionoi”, ka thënë ajo.
Paltrow ka treguar më herët se ishte shumë e zhgënjyer kur lidhja e saj me Pitt përfundoi.
-
Gwyneth Paltrow tregon për vështirësitë pas ndarjes me Chris Martin
-
Brad Pitt rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit nga Angelina Jolie
-
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston ringjallin miqësinë me “dreka sekrete”
-
Pse fëmijët e Brad Pittit po heqin mbiemrin e tij? Përçarja familjare ka arritur pikën pa kthim
-
Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë