Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka rrëfyer se fundi i lidhjes së saj me aktorin Brad Pitt ishte veçanërisht i vështirë për shkak të vëmendjes së madhe të mediave, ka shkruar Πρώτη γυναίκα.
Aktorja u njoh me Pittin në vitin 1994, gjatë xhirimeve të filmit “Se7en”, dhe u fejuan në vitin 1996. Ata u ndanë në qershor 1997, një periudhë që Paltrow e kujton si shumë të dhimbshme.
Duke folur në podcastin “Friends Keep Secrets”, ajo ka thënë se presioni mediatik e bëri ndarjen të dukej edhe më e rëndë.
“Mendoj se vëmendja e shtypit dhe gjithçka tjetër e bën situatën të duket shumë më e madhe nga sa është në të vërtetë. Duhet të mbash mbi supe këtë peshë të rreme të rëndësisë publike, një barrë shtesë dhe një turp shtesë që lidhja nuk funksionoi”, ka thënë ajo.
Paltrow ka treguar më herët se ishte shumë e zhgënjyer kur lidhja e saj me Pitt përfundoi.