Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Një burrë u dënua me 11 vjet burgim në rastin e vdekjes së reperit Mac Miller

Një prej tre dilerëve të drogës të paditur për vdekjen e reperit, Mac Miller, është dënuar me 11 vjet burgim, raportoi të martën portal “NME”. 

Miller, emri i vërtetë i së cilit ishte Malcolm McCormick, u gjet pa ndjenja në pasditen e 7 shtatorit të vitit 2018, në shtëpinë e tij në San Fernando. Pak kohë më vonë u bë e ditur se shkaktari i vdekjes së tij ishte mbidoza e rastësishme me kombinimin e fentanilit, kokainës dhe alkoolit. Ai ishte vetëm 26 vjeçar.

Stephen Walter, Ryan Michael Reavis dhe Cameron James Pettit, u paditën në vitin 2019 për komplot dhe shpërndarje të drogave me pasojë vdekjen. 

39-vjeçari Reavis, i cili të hënën (18 prill) ishte i pranishëm në gjykatën e Los Angelesit, në deklaratat e kaluara kishte thënë se nuk e kishte idenë që pilulat e falsifikuara që ai ia dha një dileri tjetër, përpara se ato t’i dorëzoheshin Millerit, ishin të përziera me opiumin fentanil. 

Tani ai është dënuar me 11 vjet burgim për shkaktimin e vdekjes së reperit. 

Edhe Një burrë është dënuar me 17 vjet burgim për vdekjen e Mac Millerit Showbiz Një burrë është dënuar me 17 vjet burgim për vdekjen e Mac Millerit

Pak para shqiptimit të dënimit nga gjykatësi, në sallë u lexua një deklaratë emocionale nga nëna e reperit të ndjerë, Karen Meyers.

“Jeta ime u errësua në momentin kur Malcolm u largua nga kjo botë. Ai ishte më shumë se vetëm djali im, ishte njeriu im i preferuar. Ne e gëzonim një raport të afërt me njëri-tjetrin dhe lidhje të thellë, speciale e të pazëvendësueshme. Flisnim bashkë pothuajse çdo ditë dhe diskutonim për gjithçka, jetën e tij, planet për të ardhmen, muzikën, ëndrrat e tij. Prandaj e di që ai kurrë nuk do ta konsumonte një pilulë, po që se do ta dinte që ajo përmban fentanil. Ai dëshironte të jetojë dhe ishte i entuziazmuar për të ardhmen. Boshllëku që vdekja e tij ka lënë në zemrën time do të ekzistojë përgjithmonë”.

Edhe dy burra tjerë janë paditur rreth këtij rasti. Në tetor të vitit të kaluar, 48-vjeçari Stephen Andreë Walter bëri marrëveshje për pranimin e fajit, duke pohuar se e kishte furnizuar Reavisin me pilulat me fentanil. Ai u dënua me 17 vjet burgim. Ndërsa, rasti kundër 30-vjeçarit nga Hollywoodi, Cameron James Pettit, vazhdon të mbetet pezull, kanë bërë të ditur prokurorët për revistën “Rolling Stone”. 

Në janar të vitit 2020 u publikua albumi post-mortem i Mac Millerit, “Circles”. Ky ishte albumi i gjashtë i reperit i incizuar në studio, për të cilin ishte duke punuar para se të vdiste në shtator të 2018-s. Projekti u finalizua nga muzikanti dhe producenti, Jon Brion.

Edhe Këshilltari për varësinë nga droga dënohet me dy vjet burgim për rastin e vdekjes së Matthew Perryt Showbiz Këshilltari për varësinë nga droga dënohet me dy vjet burgim për rastin e vdekjes së Matthew Perryt

“Circles” shënoi suksese të jashtëzakonshme në platformat muzikore dhe debutoi në toplistën e 200 albumeve më të mira në Amerikë, duke zënë vendin e tretë. 

Përktheu: Edona Binaku