Cikli i dokumentarëve “Bota ime”, prodhuar nga BBC-ja, do të nisë të transmetohet nga e shtuna në orën 17:30 në Kohavision.
Ky cikël do të vazhdojë transmetimin për 10 javë rresht dhe ka për qëllim të informojë audiencën e re për rëndësinë e raportimit të pavarur dhe vjen si bashkëprodhim i aktores së njohur Angelina Jolie në bashkëpunim me programin “Microsoft Education” dhe BBC-në, e cila mban kontrollin editorial mbi përmbajtjen.
Duke pasur në fokus një audiencë të re (13+), programi synon të mbushë një boshllëk global në informacion të besueshëm për audiencën e re, që lejohet të ketë qasje në shumë platforma dhe janë të ekspozuar ndaj lajmeve të rreme me cilësi të dobët dhe qëllim dezinformimi.