Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nicolas Cage vjen në rolin e Draculas në filmin e ri “Renfield”

Studioja “Universal” e ka lansuar trailerin e parë të filmit “Renfield”, që i takon zhanrit komedi dhe horror. Ai e ekranizon historinë e Draculas, i cili në film portretizohet nga aktori i njohur amerikan, Nicolas Cage.

Pavarësisht kuriozitetit të fansave të vampirëve rreth mënyrës së si Cage e ka interpretuar zërin dhe karakteristikat tjera të Count Draculas në filmin e ardhshëm, aktori i shpërblyer me “Oscar” nuk është personazhi kryesor në të. Në fakt, protagonisti i filmit është Nicholas Hoult, i cili e luan krahun e djathtë të kontit transilvanian, Renfield.

Renfield fillon si një shërbëtor i përkushtuar i cili gradualisht zhgënjehet me kryerjen e veprave keqdashëse të Drakulas. Kur i bie në sy një police trafiku e portretizuar nga aktorja komike, Awkwafina, dashuria e nxit Renfieldin ta rivlerësojë këndvështrimin për jetën dhe gatishmërinë e tij për të vazhduar ta ndihmojë Drakulan.

Filmi vjen me regji të Chris McKay, kurse aktorët tjerë që luajnë në të janë, Ben Schwartz, Adrian Martinez, Shohreh Aghdashloo dhe Bess Rous.

“Renfield” e shënon premierën nëpër kinema më 14 prill të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm