Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nicolas Cage do të luajë në komedinë “Dream Scenario”

Aktori i njohur hollywoodian, Nicolas Cage, ka nënshkruar marrëveshje për të luajtur në komedinë e ardhshme, “Dream Scenario”, e cila vjen e realizuar nga regjisori Kristoffer Borgli, raporton portali “Deadline”.

Përveç se është përshkruar si komedi, hollësitë rreth temës që e trajton po mbahet të fshehta nga publiku i gjerë.

Pasi e portretizoi një version pak më ndryshe të vetes në filmin, “The Unbearable Weight of Massive Talent”, Cage së fundmi e pranoi se është i lumtur që po i ofrohen më shumë role në komedi.

Sidoqoftë, aktori 58-vjeçar mezi pret që ta pasurojë karrierën e tij edhe me projekte jo të zakonshme për të, duke thënë se me shumë dëshirë do ta pranonte mundësinë për t’u angazhuar në ndonjë mjuzikëll.

“Aktualisht jam i lumtur që më janë kthyer ofertat për të luajtur në filma komik. Ka 15 vjet që nuk më është kërkuar të angazhohem në projekte të këtij zhanri. Por, unë kurrë më parë nuk kam pasur rol në ndonjë mjuzikëll. Kjo do të ishte diçka që do të ma zgjonte kuriozitetin në të ardhmen”.

Nicolas Cage shumë shpejtë vjen në rolin e Draculas, në filmin e ardhshëm të titulluar, “Renfield”.