Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nicolas Cage e ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij

Nicolas Cage

Nicolas Cage

Foto: Associated Press

Ylli i serialit Spider-Noir ka lindur me emrin Nicolas Coppola, por në fillim të karrierës së tij ai mori mbiemrin Cage, sepse donte të distancohej nga familjarët e tij të famshëm, përfshirë xhaxhain e tij, regjisorin legjendar Francis Ford Coppola, pasi nuk dëshironte të njihej si “kushëriri qesharak” i familjes Coppola në Hollywood.

Tani, Cage ka zbuluar se më në fund e bëri ndryshimin ligjor në vitin 2025.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë jam Nick Cage. E ndryshova emrin ligjërisht vitin e kaluar. Jam Nick Cage në jetë dhe jam Nick Cage para kamerës. Është më mirë të jem patriarku i familjes sime të vogël sesa kushëriri qesharak në skajet e familjes së dikujt tjetër, kështu që vendosa ta përqafoj plotësisht emrin Cage”, ka thënë ai, shkruan Female First.

Cage shpjegoi se e zgjodhi mbiemrin pasi u frymëzua nga personazhi i librave komikë Luke Cage, dhe tregoi se donte një emër “të shkurtër dhe të thjeshtë” si ai i James Dean.

“Cage ishte një emër që më pëlqente ta shihja, mendova se kishte një tingull shumë të mirë dhe jam rritur në një familje shumë avangarde dhe artistike, ku flitej shpesh për [kompozitorin/artistin] John Cage dhe kompozimet eksperimentale që ai krijonte. Po kërkoja diçka si James Dean; po kërkoja diçka të shkurtër dhe të ëmbël”, ka thënë ai.

Më pas, Cage shpjegoi pse e mbajti emrin Nicolas dhe përqafoi mënyrën franceze të shkrimit të tij.

“Mendova, mirë, do ta mbaj emrin Nicolas sepse babai im më quajti Nicolas  me drejtshkrim francez, gjë që gjithmonë më ka bezdisur, sepse të gjithë i shtojnë një ‘h’. Nuk e di pse ma dha drejtshkrimin francez! Por kështu bëri”, ka thënë ai.

Kur u pyet nëse mendon se emri Nick Cage “tingëllon si emër superheroi”, Cage u përgjigj: “Mendoj se po. Mendon se duhet ta hiqja fare dhe të quhesha vetëm Nick? Jam të dyja! Besoj se njerëzit më njohin si të dyja”.

Cage kishte folur më parë për emrin e tij artistik në një intervistë për Wired në vitin 2022, duke shpjeguar se nuk i pëlqente të krahasohej vazhdimisht me xhaxhain e tij të famshëm regjisor.

“Vendosa se nuk më duhej kjo dhe e ndryshova në Cage. Është një kombinim i Luke Cage nga Marvel Comics ... dhe John Cage, kompozitori avangard. Kjo tregon shumë për atë që kam bërë që atëherë”, ka thënë tutje ai.