Netflix së shpejti do të fillojë me xhirimin e serisë, e cila bazohet në romanin e autorit kolumbian Gabriel Garcia Marquez, "Njëqind vjet vetmi", shkruan CNN-ja.
"Kjo është hera e parë dhe e vetme që për më shumë se 50 vjet familja e tij lejoi që ky projekt të përshtatet edhe për ekran", thanë nga Netflixi të mërkurën.
"Njëqind vjet vetmi", romani i cili u botua fillimisht në gjuhën spanjolle në vitin 1967, është vepra më e njohur e këtij fituesi të çmimit Nobel për letërsi.
Ngjarja e romanit është vendosur në fshatin mitik Macondo, në vendlindjen frymëzuese të Marquez në veri të Kolumbisë, shkruan KOHA Ditore.
Poeti kilian Pablo Neruda kishte thënë se "Njëqind vjet vetmi" është zbulimi më i madh në gjuhën spanjolle që nga koha e Don Kishotit.
Kur Marquez vdiq në moshën 87-vjeçare (2014), presidenti kolumbian Huan Manuel Santos shpalli tri ditë zie dhe urdhëroi që flamujt e shtetit të uleshin në gjysmë shtizë në të gjithë vendin.