Veshjet dhe aksesorët e shkrimtarit të njohur kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, do të dalin në ankand javën e ardhshme. Kështu ka bërë me dije familja e shkrimtarit, duke theksuar hapjen e një qendre kulturore në rezidencën e Marquezit në Meksikën jugore, ku laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, kishte shkruar veprat e famshme.
Gjërat që do të dalin në shitje janë përzgjedhur nga mbesa e tij, Emilia Garcia Elizonde, që do ta drejtojë qendrën.
“Gabo kishte rrobaqepës dhe stilistë të preferuar”, ka thënë ajo, raporton france24.
Në mesin e rrobave që do të dalin në ankand është një xhaketë me një shënues në xhep, që autori e kishte veshur kur shkruante.
Marquez ka vdekur më 17 prill 2014. Në vitin 1982 kishte marrë Nobelin për Letërsi.
-
Libri që doli në shitje para turneut tregon fituesin e Botërorit
-
Fanella e famshme e finales së Botërorit shitet për 4.9 milionë dollarë
-
Tregimi i pabesueshëm i fanellës milionëshe
-
Aguirre largohet krenar, mbështet selektorin e ardhshëm të Meksikës
-
Maradona e kishte parashikuar çfarë do të ndodhte në këtë Botëror