Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Djemtë e Gabriel Garcia Marquezit publikojnë romanin që shkrimtari donte të shkatërrohej

Kur shkrimtari fitues i çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez, vdiq një dekadë më parë, ai la pas një roman që e kishte shkruar sa ishte me demencë.

Në ditën e fundit të jetës, ai iu tha djemve të tij se libri duhej të shkatërrohej.

Megjithatë, ata bënë një akt “tradhtie” – siç e kanë quajtur ata – duke e publikuar librin.

Kritikët e kanë përshkruar atë si të paqartë e sikur libri të ishte një lloj skice, shkroi BBC.

Shkrimtari i njohur vdiq në vitin 2014 dhe librat e tij përfshijnë edhe atë me titullin “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, i cili është shitur mbi 50 milionë kopje në botë.

Duke justifikuar vendimin e publikimit, djali i tij, Gonzalo, ka thënë se autori në fund të jetës nuk ishte në pozitën që të gjykonte punën e tij.

Edhe Shkrimtari që na ndihmoi të dalim nga ferri Shtojca për Kulturë Shkrimtari që na ndihmoi të dalim nga ferri

“Sigurisht, nuk do ta shkatërronim”, ka theksuar ai.

Romani përqendrohet në një grua të moshës së mesme e cila udhëton e vetme në një ishull gjatë verës për të vizituar varrin e nënës, dhe gjatë udhëtimit gjen një dashuri të re pavarësisht se është e lumtur me martesën që ka.

Është hera e parë që Garcia Marquez vë në qendër një protagonist grua.