Beyoncé Knowles-Carter nuk do të mbetet vetëm në librat e historisë. Tani superylli me rekorde dhe trashëgimia e saj do të jenë objekt i një ore mësimore të në universitetin me renome në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Yale”.
Ora e titulluar “Beyoncé Makes History: Black Radical Tradition, Culture, Theory & Politics Through Music” do të ofrohet në shkollat “Ivy League” vitin e ardhshëm.
E ligjëruar nga profesoresha e studimeve afrikano-amerikane Daphne Brooks, kjo orë mësimore ka për detyrë të hedhë vështrim në ndikimin e thellë kulturor të megayllit. Në ligjëratë, studentët do të zhyten thellë në karrierën e Beyoncés dhe do të shqyrtojnë se si ajo ka sjellë më shumë ndërgjegjësim dhe angazhim në doktrinat sociale dhe politike.
Ligjërata do ta përdorë katalogun e gjerë muzikor të këngëtares, duke përfshirë ato nga albumi i saj i vitit 2013 deri në albumin e saj të krijimit të historisë “Cowboy Carter” si mjete për të mësuar.
Brooks gjithashtu planifikon të përdorë muzikën e Beyoncés si mjet për t'i mësuar studentët rreth intelektualëve të tjerë të famshëm me ngjyrë gjatë historisë, si Toni Morrison dhe Frederick Douglass.
Beyoncé, e cila tashmë është artistja më e vlerësuar në historinë e “Grammyt”, së fundmi ka bërë sërish histori si artistja më e nominuar me gjithsej 99 nominime, pasi mori 11 nominime të tjera në çmimet “Grammy 2025” për albumin e saj të tetë “Cowboy Carter”.
“Numri i zbulimeve dhe inovacioneve që ajo ka arritur dhe mënyra se si ajo ka ndërthurur historinë dhe politikën dhe angazhimet me jetën kulturore të zezakëve në performancën e saj dhe përdorimin e zërit të saj si një hapësirë për të menduar për historinë dhe politikën, thjesht nuk ka asnjë të tillë si ajo”, tha Brooks për “Yale Daily News”.
Edhe
“Dështim” i Beyoncet, çmimet për koncert i bien përtokë
Dhe nuk është hera e parë që profesorët e kolegjit japin kurse të përqendruara rreth Beyonce.
Riché Richardson, profesor i letërsisë afrikano-amerikane në Universitetin Cornell dhe Qendrën Kërkimore Africana, mbajti ligjëratë të titulluar “Beyoncénation” për të eksploruar ndikimin e saj në sektorë duke përfshirë modën, muzikën, biznesin, drejtësinë sociale dhe amësinë.
Dhe Erik Steinskog, profesor i asociuar i muzikologjisë në Universitetin e Kopenhagës në Danimarkë, gjithashtu ka krijuar një kurs për Beyoncén në vitin 2017, i përqendruar te raca dhe gjinia.