Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Në pranverë nisin xhirimet e filmit “Rust”, Baldwini mbetet në rolin kryesor

Xhirimet e filmit western “Rust” do të rifillojnë këtë pranverë, sipas raporteve amerikane.

Producenti dhe aktori, Alec Baldwin mbetet në rolin kryesor të filmit.

Vendimi vjen pasi Baldwin u akuzua për vrasje të pavullnetshme të regjisores, Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të këtij filmi, në vjeshtën e vitit 2021.

Një përzierje e anëtarëve të rinj dhe të vjetër të ekuipazhit do të punojnë në film, derisa Bianca Cline do ta zëvendësojë të ndjerën Hutchins.

Bashkëshorti i saj, Matthew Hutchins ka miratuar gjithashtu një dokumentar për të, thanë producentët.

“Dokumentari, i realizuar me urdhër të producentit ekzekutiv, z. Hutchins dhe me bekimin dhe mbështetjen e tij do të eksplorojë jetën e zonjës Hutchins dhe punën përfundimtare, duke përfshirë përfundimin e filmit”, ka thënë producentët.

Baldwini kishte qenë duke provuar një skenë për “Rust” kur ndodhën të shtënat, që çuan në vdekjen e 42-vjeçares ukrainase, në një fermë pranë Sante Fe, New Mexico në tetor të vitit 2021.

Edhe Alec Baldwini do të akuzohet për vrasje Showbiz Alec Baldwini do të akuzohet për vrasje

Filmi pritej të rifillonte xhirimet në janar, pasi ylli i Hollivudit arriti një marrëveshje në një padi për vrasje, të ngritur nga Hutchins.

Por më pas u ngritën akuza të reja për vrasje të pavullnetshme kundër tij.

Avokati i Baldwin, Luke Nikas, e quajti vendimin për të akuzuar aktorin "një gabim të tmerrshëm drejtësie".