Hannah Gutierrez-Reed, e cila kishe mbushur armën me të cilën aktori Alec Baldwin shtiu dhe e vrau një kinematografë, është dënuar me 18 muaj burgim, raporton “BBC”.
Hannah 26-vjeçare, ishte shpallur në mars fajtore për vrasje të pavullnetshme.
Ajo kishte qenë përgjegjëse për armët në xhirimet e filmit Rust në vitin 2021, kur u vra kinematografja Halyna Hutchins.
Aktori Baldwin 65-vjeçar do të përballet me akuza për vrasje në korrik. Ai ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave.
Hutchins 42-vjeçare u vra pasi një armë që e përdori Baldwin në xhirime shkrepi me plumba të vërtetë. Prokruorët kanë thënë se Gutierrez-Reed ka dështuar të përkujdeset që arma të mbushet me plumba fals – që duken si të vërtetë.