Filmi i ri i animuar “Lightyear” i realizuar nga studioja filmike “Pixar”, nuk do të mund të shfaqet në 14 shtete të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara të Arabisë, për shkak të një skene ku dy personazhe të të njëjtës gjini e shkëmbejnë një puthje.
Projekti i ardhshëm që bazohet në historinë e filmave ikonik “Toy Story”, është anuluar për shkak të skenës ku një rojtare hapësinore lesbike e quajtur Alisha, puthet me partneren e saj. Fillimisht kjo skenë ishte larguar nga kompania “Disney”, por më pas ishte rivendosur në film me kërkesën e animatorëve të studios “Pixar”. Ata kishin dërguar letër të hapur që e kritikonte kompaninë për censurim të skenave me homoseksualë në filmat e tyre.
Si rezultat, “Lightyear” nuk do të shfaqet nëpër kinematë e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara të Arabisë, Libanit, Egjiptit, Malajzisë, Indonezisë dhe të tjerë, raporton portali “NME”. Kompania “Disney” ende nuk e ka komentuar këtë lajm.
Ende nuk është e qartë nëse Kina o ta bëjë të njëjtin veprim dhe ta anulojë shfaqjen e filmit nëpër kinematë e këtij shteti, çka do ta dëmtonte dukshëm performancën e këtij projekti nëpër arkat filmike.
Në një intervistë të fundit, ylli hollywoodian Chris Evans i cili e huazon zërin për personazhin kryesor të filmit, e aprovoi veprimin për t’i pasqyruar të gjitha llojet e njerëzve në projekte kinematografike dhe tha se ata që reagojnë negativisht duhet të shpërfillen.
“E vërteta është se njerëzit e tillë janë idiotë. Ne si shoqëri dhe si qenie njerëzore duhet të përparojmë, sepse është në të mirën tonë të përgjithshme”, deklaroi Evans.
Edhe
Snoop Dogg krition paraqitjen e personazheve LGBTQ+ në filmat për fëmijë

I mbushur me pamje dramatike dhe aksion, “Lightyear” e ekranizon historinë e prejardhjes së heroit të gjithësisë, Buzz Lightyear, teksa ai shkon në një aventurë ndërgalaktike duke u bashkuar me disa aleatë të frikshëm gjatë rrugës. Ky personazh më së miri njihet nga publiku përmes filmave shumë të suksesshëm të animuar, “Toy Story”.
Zërat për personazhet e këtij projekti i kanë huazuar aktorët yje si: Chris Evans, Keke Palmer, Dale Soules, Taika Waititi, Peter Sohn, Uzo Aduba, James Brolin, Mary McDonald-LeWis, Efren Ramirez dhe Isiah Whitlock Jr.
“Lightyear” lansohet në Shtete e Bashkuara të Amerikës nga 17 qershori.