Për 40 vitet e fundit, Marvin Gaye ka shijuar famën të cilën ai e ndan me artistë të tjerë - si Elvis, apo Beatles.
Ata filluan karrierën e tyre qysh herët dhe vazhdojnë të lulëzojnë në epokën e transmetimit digjital.
Kanë kaluar 40 vjet që kur Marvin Gaye vdiq në Los Angeles. Ai u qëllua për vdekje nga babai i tij në mes të një mosmarrëveshjeje të dhunshme në familje.
Por muzika e tij ende transmetohet dhe shkarkohet rreth 20 milionë herë në muaj, dhe dueti i tij klasik me Tammi Terrell, “Ain't No Mountain”, është transmetuar më shumë se një miliard herë.
Kështu që, vlera e një sasie të kasetave që përmbajnë materiale të reja të regjistruara nga Marvin Gaye mund të jetë e madhe.
BBC ka raportuar se Marvin mund të ketë regjistruar muzikë që nuk është dëgjuar ndonjëherë dhe që qëndron e fshehur në Belgjikë për më shumë se 40 vjet.
Avokati Alex Trappeniers, i cili është partner biznesi i familjes, ka thënë se nuk ka dyshim se ka një koleksion të madh të kostumeve të skenës, shënime dhe muzikë të padëgjuar më parë.
“Ato i përkasin familjes. Marvin ua dha dhe u tha, ‘Bëni çfarë të doni me to’ dhe nuk u kthye më kurrë”, ka thënë ai.