Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Modelistja Hadid paditet për një fotografi

Modelistja e njohur, Bella Hadid, është paditur nga fotografi, Timur Mishiev, pasi ka publikuar një fotografi në Instagram pa lejen e tij. Supermodelistja postoi një fotografi me një kapele të kompanisë së modës “Tommy Hilfiger”, për të cilën kishte bashkëpunuar me kompaninë tjetër Zendaya.

“Do ta mbaj këtë kapele derisa të nxehet moti”, ka shkruar Hadid në postimin e kësaj fotografie. Sidoqoftë, ajo ka dështuar të sigurojë lejen për përdorimin e fotografisë nga fotografi që shkrepi atë.

Timur ka pohuar se modelja nuk ka pasur të drejtë postimi dhe për këtë shkak ajo ka shkelur të drejtat e autorit. Në padi, fotografi ka kërkuar një shumë të paspecifikuar parash. Rasti i Hadidit është pothuajse i njëjtë me Kim Kardashian që pati probleme me fotografin Saeed Bolden. Ai e akuzoi Kardashianin për publikimin pa leje të një fotografie të cilën e kishte realizuar me bashkëshortin e saj, Kanye West.