Fotografitë e Bella Hadidit duke ngrënë me miqtë në Cannes po qarkullojnë nëpër internet. Modelja është kapur me një cigare dhe shumë fansa e kanë kritikuar për këtë.
“Është qesharake që ajo merr qindra vitamina në ditë sepse është e fokusuar në shëndetin, por pi edhe cigare”, ka shkruar dikush në platformën X.
“Cigaret janë pjesë e dietës së një modeleje”, “Ajo e balancon jetën”, “Si do të ishte ndryshe kaq e dobët”, janë vetëm disa prej mijëra komenteve për të, shkroi Index.
Bella Hadid mori vëmendjen e të gjithëve në Festivalin e Filmit në Cannes kur u shfaq me një fustan transparent.
Ajo ka treguar në rrjetet sociale se ditën e fillon me vitamina të ndryshëm dhe se pi pije të shëndetshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Bella Hadid tregon se po përpiqet të jetë më e butë me veten
-
Britney Spears me “sjellje të pahijshme” në restorant, por ajo i mohon
-
Bella dhe Adan i japin një shans të dytë lidhjes së tyre
-
Paris Jackson tregon për dëmtimet në hundë nga përdorimi i drogave
-
Hailey Bieber komenton me humor fotografinë virale të Justin Bieber dhe Kendall Jenner