Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Pas Dua Lipës, fotografi Robert Barbera e padit yllin Miley Cyrus

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, po përballet me një padi për shkelje të së drejtës së autorit, për postimin e një fotoje të saj në Instagram, derisa pretendohet se ajo nuk kishte të drejta për ta përdorur atë.

Fotografi, Robert Barbera, i cili e ka shkrepur fotografinë në fjalë, ngrehu padi kundër Cyrusit në gjykatën federale të Kalifornisë, të premten më 9 shtator. Ai pretendon se imazhi i postuar në Instagramin e këngëtares në shkurt të vitit 2021, ishte bërë pa lejen e tij.

Mediat raportojnë se ankesa e Barberas sugjeron që, Cyrus, ka përfituar financiarisht nga ky postimi i cili i rriti vizitat në llogarinë e saj. Prandaj, fotografi po kërkon gjyq me anëtarë të jurisë, si dhe dëmshpërblim faktik dhe ligjor.

Image

Në fillim të vitit, Robert Barbera, po ashtu e paditi yllin kosovar të muzikës pop, Dua Lipa, për shpërndarjen e një fotografie të realizuar nga ai, në llogarinë e saj në Instagram. Barbera thuhet se po kërkon dëmshpërblime nga fitimet që Lipa mund t’i ketë bërë me postimin e asaj fotografie në këtë rrjet social, ku këngëtarja e reklamon muzikën, markën dhe bizneset e saj.

Ai gjithashtu pretendon se ka tentuar ta zgjidhë këtë rast me Lipën, jashtë gjykatës. Pasi këngëtarja mori një draft të ankesës, komunikimi mes saj dhe fotografit thuhet se u ngadalësua dhe përfundimisht u ndërpre. Ndërkaq, fotografia në fjalë është larguar nga llogaria e saj.

Edhe Miley Cyrus e pëson si Dua Lipa, paditet nga i njëjti paparac Showbiz Miley Cyrus e pëson si Dua Lipa, paditet nga i njëjti paparac
Image

Kjo është padia e dytë me të cilën Lipa përballet brenda një viti, për ndarjen e fotove të realizuar nga paparacët në rrjetet sociale. Në korrik të vitit 2021, ajo u padit nga “Integral Images” për shkelje të së drejtës së autorit. Padia u hodh poshtë përfundimisht në muajin tetor.

Në të kaluarën, Barbera nga ngehur padi të ngjashme edhe kundër pop yjeve tjerë si, Ariana Grande dhe Justin Bieber.