Samsungu ka reaguar ndaj padisë së ngritur nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila e akuzon gjigantin e teknologjisë për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj në paketimet e televizorëve.
Në një deklaratë për “Billboard”, Samsungu ka thënë se imazhi i artistes është përdorur në vitin 2025 në kuadër të përmbajtjeve të partnerëve të palës së tretë të shërbimit të saj “Samsung TV Plus”, duke shtuar se është marrë “garanci e qartë” nga partneri përkatës se janë siguruar të gjitha lejet e nevojshme, përfshirë edhe për përdorim në paketime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Imazhi i zonjës Lipa është përdorur vetëm pas sigurimit të qartë nga partneri i përmbajtjes se leja ishte marrë. Bazuar në këtë garanci, ne i hedhim poshtë pretendimet për keqpërdorim të qëllimshëm”, ka deklaruar kompania.
Samsungu ka theksuar gjithashtu se ka respekt të madh për Dua Lipën dhe të drejtat e pronësisë intelektuale të artistëve, duke shtuar se mbetet i hapur për zgjidhje konstruktive të rastit me ekipin ligjor.
Avokatët e Dua Lipës kanë ngritur padi në gjykatën federale në Los Angeles, duke pretenduar se imazhi i këngëtares është përdorur në mënyrë të paautorizuar në kutitë e televizorëve Samsung, pa leje dhe pa kompensim financiar.
Sipas tyre, përdorimi i imazhit ka vazhduar pavarësisht kërkesave për ndalimin e menjëhershëm të tij.
Ata kërkojnë 15 milionë dollarë dëmshpërblim, duke argumentuar se fotografia e saj është përdorur në një fushatë të gjerë marketingu në SHBA gjatë viteve 2025 dhe 2026, duke përfituar në mënyrë të padrejtë nga imazhi i artistes.
Dua Lipa, sipas padisë, nuk ka qenë në dijeni dhe nuk ka dhënë asnjëherë pëlqim për një përdorim të tillë të imazhit të saj.
Avokatët e saj e kanë cilësuar rastin si shkelje serioze të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe identitetit personal.