Sfilata e re pranverë -verë 2018 e Dior në javën e modës Haute Couture, në Paris ishte mes ëndrrave dhe realitetit.
Maria Grazia Chiuri eksploron surealizmin, duke i dhënë jetë një koleksioni që luan me ngjyrat bardh e zi për të eksperimentuar me forma të reja dhe iluzionet optike. Marka prestigjioze prezantoi koleksionin e fundit pranverë-verë 2018, në ditën e parë të javës, që i dedikohet modës së lartë, transmeton ATSH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsgjë nuk është ashtu siç duket. Në sfilatë mbizotëruan pëlhurat transparente, dantellat edhe puplat.
Frymëzimi i stilistes në këtë udhëtim për të zbuluar një feminilitet modern dhe vendimtar, ishte personaliteti karizmatik i Leonor Finit, një prej artisteve dhe personaliteteve më revolucionare e viteve 1900, që mbërriti në Paris nga Italia, dhe organizoi ekspozitën e saj të parë në Galerinë e Christian Dior.
Dior i shfaqi veshjet kryesisht një ngjyrëshe, në një pasarelë që i ngjante një fushe shahu dhe ku gati të gjitha modelet mbanin maska në fytyrë. Asnjë detaj nuk i mbeti rastësisë dhe madje edhe aksesorët u bënë protagonistë: nga çorapet rrjet që vishen me sandale, deri tek pendët e buta prej palloi që dekorojnë rrobat, duke u dhënë një ndjenjë misteri dhe joshjeje të papërmbajtshme.
{gallery}