Millie Bobby Brown dhe motra e saj Paige kanë nënshkruar marrëveshje të re me drejtuesit në Netflix.
Aktorja, e cila u bë e famshme duke e luajtur personazhin e mbinatyrshëm “Eleven” në hit-serialin e shërbimit për streaming, “Stranger Things”, dhe motra e saj do të punojnë me drejtuesit e Netflixit në dramën e tyre origjinale “A Time Lost”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"I jemi mirënjohës Netflixit për besimin që na e kanë dhënë dhe këtë tregim të bukur, për të cilin kemi shpenzuar vite duke e shkruar dhe zhvilluar", thanë Millie dhe Paige për Deadline në një deklaratë të përbashkët, shkruan KOHA Ditore. "Tregimi ka të bëjë me miqësinë, familjen dhe tejkalimin e pengesave kur e ndjen se bota të shtyn poshtë. Ishte kjo një punë dashurie, tekstualisht."
“A Time Lost” përqendrohet në dy familje në ngatërresë, të cilat ballafaqohen me diagnostikimin e kancerit të njërës prej vajzave të tyre adoleshente.
Motrat Brown do të shërbejnë gjithashtu si producente në film, i cili është duke u shkruar nga Anna Klassen.