Showbiz

Millie Bobby Brown do të luajë në filmin e ri të vëllezërve regjisorë Russo

Aktorja e njohur britanike, Millie Bobby Brown, do të luajë në filmin e ri fantastiko-shkencor të Netflixit, që vjen i realizuar nga vëllezërit regjisorë, Anthony dhe Joseph Russo.

Nga publiku mbarëbotëror, ata më së miri njihen për regjinë e filmave, “Avengers: Endgame” dhe “Avengers: Infinity War”.

Image

Projekti i ardhshëm me titull, “The Electric State”, është një film fantastiko-shkencor i cili e ndjekë personazhin e Brownit në një udhëtim nëpër Amerikë në kërkim të vëllait të saj, raportoi të mërkurën portali “The Verge”.

Përveç përfshirjes së regjisorëve Russo dhe yllit të serialit “Stranger Things”, aspekti më interesant i filmit “The Electric State” është se ai bazohet në librat e njohur me ilustrime të, Simon Stålenhag.

Sipas portaleve “Deadline” dhe “The Hollywood Reporter”, edhe aktori Chris Pratt besohet se është në bisedime e sipër për t’iu bashkuar kastës së aktorëve të këtij projekti.

 

 

Christopher Markus dhe Stephen McFeely, të cilët i kanë shkruar skenarët e filmave “Infinite War” dhe “Endgame”, po ashtu shërbejnë si skenarist të filmit, xhirimet e së cilit pritet të fillojnë në vjeshtë të këtij viti në Atlanta.

“The Electric State” është një nga projektet e shumta të cilat vëllezërit Russo do t’i realizojnë me platformën gjigante Nerflix. Ata po ashtu kishin kontribuar në filmin e suksesshëm të vitit 2020, “Extraction”, si dhe e kanë një film të ri që lansohet muajin e ardhshëm në këtë platformë, “The Gray Man”.