Aktorët, Millie Bobby Broën dhe Brian Cox, janë angazhuar me rol në filmin e ardhshëm të Netflixit, “The Electric State”, i cili vjen me regji të vëllezërve të famshëm, Joe dhe Anthony Russo.
Në kastën e aktorëve po ashtu përfshihet ylli i hollywoodit, Chris Pratt, i cili në të kaluarën ka punuar me regjisorët në disa filma “Avengers”.
Ngjarja e filmit zë vend në një të ardhme alternative si dhe e rrëfen historinë e një tinejxhereje, e cila e kupton se një robot i çuditshëm por i sjellshëm që vjen për ta vizituar atë, në fakt është dërguar nga vëllai i saj i zhdukur. Së bashku me robotin, ajo vendos ta gjejë vëllain e saj në një botë imagjinare, dhe në rrugë e sipër e zbulojnë e një komplot madhështor.
Stanley Tucci, Jenny Slate dhe Michelle Yeoh, po ashtu vijnë me role të vogla të këtë projekt, i cili vjen i adaptuar nga romani grafik me të njëjtin emër i autorit, Simon Stålenhag.
Xhirimet e filmit “The Electric State” pritet të fillojnë në fund të këtij viti.
-
Filmi “The Electric State” bën bashkë yjet e Hollywoodit
-
Millie Bobby Brown do të luajë në filmin e ri të vëllezërve regjisorë Russo
-
Cena dhe André sjellin shumë të qeshura me filmin “Little Brother”
-
Pesë filma që mund t'i shikoni gjatë fundjavës
-
“Masters of the Universe” sjell heroin He-Man në ekran të madh