Netflixi e ka lansuar trailerin e ri të filmit “Enola Holmes 2”, ku rolin protagonist e luan aktorja britanike, Millie Bobby Brown.
Në këtë vazhdim të dytë, aktorja e përsërit rolin e motrës tinejxhere të detektivit, Sherlock Holmes, krahas kastës së mbushur me aktorë yje si, Henry Cavill, Louis Partridge dhe Helena Bonham Carter.
Regjisori i filmit të parë, Harry Bradbeer, rikthehet në krye të këtij projekti derisa skenari është shkruar nga, Jack Thorne.
Në filmin e ri, Enola e hap agjencinë e saj të detektivëve, duke ndjekur rrugën e vëllait të saj të jashtëzakonshëm Sherlock Holmes. Një ditë asaj i afrohet nga një vajzë e varfër e dëshpëruar për ndihmë për ta gjetur motrën e saj, duke e detektiven e re në një udhëtim të rrezikshëm nëpër Londër.
“Enola Holmes 2” planifikohet të fillojë së shfaquri në platformën digjitale Netflix, më 4 nëntor 2022.
-
Netflixi zbulon pamjet e para të filmit “Peaky Blinders”
-
Filmi “The Electric State” bën bashkë yjet e Hollywoodit
-
Millie Bobby Brown do të luajë në filmin e ri të vëllezërve regjisorë Russo
-
Cena dhe André sjellin shumë të qeshura me filmin “Little Brother”
-
Cillian Murphy rikthehet në botën e “Peaky Blinders” me filmin e ri