Aktorja 16-vjeçare, Millie Bobby Brown, e cila më së miri njihet për rolin e saj në serinë hit të Netflixit, “Stranger Things”, besohet se është duke e realizuar një marrëveshje incizuese dhe aktualisht po punon rreth lansimit të albumit të saj të parë muzikor.
Një burim i afërt i aktores për të përditshmen “The Sun”, citohet të ketë thënë: “Kjo kohë larg angazhimeve të përditshme ia ka mundësuar asaj t’i realizojë disa këngë të mira, të cilat mjaftojnë për t’iu prezantuar studiove incizuese. Dhe tani është vendimi i saj se me kë dëshiron të bashkëpunojë.”
Millie Bobby Brown, e cila një serinë “Stranger Things” e portretizon Elevenin, një vajzë me aftësi psikokinetike dhe telepatike, ka bashkëpunuar me vëllain e saj rreth realizimit të muzikës së saj të re, kjo pasi xhirimet e serisë së famshme ishin pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në fillim të këtij muaji, aktorja zgjodhi ta jap përkrahjen e saj financiare, duke i dhuruar 15.000 funte për punëtorët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani të Madhe.
Ylli televiziv që gjatë fëmijërisë ka jetuar në qytetin turistik bregdetar, Bournemouth, e pranoi se është e habitur dhe krenare me punën që po e bëjnë punëtorët e frontit të parë gjatë kësaj pandemie, duke shtuar gjithashtu se spitalet në jug të Anglisë janë shumë të dashura për të dhe familjen e saj.