Millie Bobby Brown duket se është në lidhje të re dashurie. Aktorja britanike së fundmi është spikatur në shoqërinë e djalit të muzikantit Jon Bon Jovi, Jake Bongiovi.
Disa javë pasi filluan spekulimet në Instagram rreth romancës së re mes kësaj dysheje, aktorja e serialit “Stranger Things” është fotografua dorë për dorë me Bongiovin në rrugët e New York City.
Fotografitë e siguruara nga “Daily Mail” e shfaqin 17-vjeçaren Brown, të veshur me një fund ngjyrë rozë, bluzë të bardhë, syze të diellit dhe maskë në fytyrë. Tinejxherja e famshme po ashtu e mbante një çantë prej thesi në të cilën e kishte future qenushin e saj të quajtur Winnie.
Thashethemet për një lidhje të mundshme mes çiftit filluan të qarkullojnë në fillim të këtij muaji, kur Bongiovi e postoi një fotografi të tyre në Instagram.
Millie Bobby Brown në vitin 2018 ishte në lidhje me muzikantin, Jacob Sartorius, dhe vitin e kaluar e përjetoi një romancë të shkurtër me sportistin, Joseph Robinson.
{gallery}