Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Millie Bobby Brown është fejuar me Jake Bongiovin

Ylli i serialit “Stranger Things”, Millie Bobby Broën, është fejuar me të dashurin e saj, Jake Bongiovi. Aktorja 19-vjeçare e bëri të ditur lajmin e bukur përmes një postimi në Instagram ku e postoi një fotografi bardh e zi ku shihet e përqafuar me modelin 20-vjeçar, njëherësh djali i muzikantit të famshëm Jon Bon Jovi, të shoqëruar me mbishkrimin: “Ka tri vera që të dua, por i dashur, me ty dua t’i kaloj të gjitha stinët e jetës”.

Në këtë fotografi, Millie po ashtu e zbuloi unazën e diamantit me të cilën Jake i propozoi martesë.

Aktorja kishte nxitur spekulime për një fejesë të mundshme me modelin në gusht të vitit të kaluar, kur u fotografua me një unazë diamanti në gisht. Por, siç duket ajo ishte vetëm një parapërgatitje për fejesën e vërtetë.

Ylli i filmave “Enola Holmes” kohëve të fundit ka folur publikisht për romancën e saj me Bongiovin, me ç’rast tregoi se janë takuar online: “Jemi njoftuar përmes Instagramit. Për pak kohë ishim miq të mirë dhe pastaj lindi diçka e re mes neve”, deklaroi aktorja për revistën “Wired”.

Dyshja janë në lidhje nga viti 2021. Në verën e atij viti, Millie e konfirmoi romancën me postimin e një fotografie ku çifti shihej duke u përqafuar.