Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Miley Cyrus paditet për “kopjim” të këngës së Bruno Marsit

Miley Cyrus

Ylli i muzikës, Miley Cyrus, është paditur nën pretendimin se me bashkëshkruesit e këngës së saj “Flowers”, kanë kopjuar pjesë të këngës së Bruno Marsit “When I Was Your Man”, raportoi të martën “The Guardian”.

Padia u ngrit të hënën në gjykatën federale të Los Angelesit nga kompania “Tempo Music Investments”, e cila pretendoi se “Flowers” përfshin shfrytëzim të paautorizuar të këngës. 

Të akuzuar janë edhe bashkëpunëtorët e tjerë, si Gregory Hein dhe Michael Pollack, dhe Sony Music Publishing, Apple, Target, Walmart.

Mars, megjithatë, nuk përmendet si paditës. 

Kërkesa e “Tempo Music” për dëmshpërblim është ende e pacaktuar, megjithatë kërkohet t’i ndalohet Miley Cyrusit ta riprodhojë, shpërndajë apo interpretojë këngën. 

Edhe Kanye West shpallet fajtor për shkelje të të drejtave të autorit Showbiz Kanye West shpallet fajtor për shkelje të të drejtave të autorit

“Çdo fans i Bruno Marsit e di se “Flowers” e Miley Cyrusit nuk e arriti të gjithë atë sukses vetë. “Flowers” kopjon elemente të shumta melodike, harmonike dhe lirike të këngës së Bruno Marsit, duke përfshirë dizajnin melodik të zërit dhe sekuencën e vargut, linjën lidhëse të basit, elemente të caktuara muzikore teatrale, elemente lirike”, thuhet në padi. 

“Flowers” i dha Cyrusitt Grammyn e saj të parë në ceremoninë e këtij viti, për performancën më të mirë solo pop. Kënga qëndroi për tetë javë në vendin e parë në SHBA vitin e kaluar dhe 10 javë në Mbretërinë e Bashkuar.