Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Miley Cyrus nënshkruan marrëveshje me labelin e ri pas largimit nga “Columbia Records”

Miley Cyrus

Miley Cyrus

Foto: Associated Press

Këngëtarja Miley Cyrus ka nisur një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore, duke nënshkruar kontratë me labelin “Atlantic Records”, pas largimit nga “Columbia Records”, ka shkruar The Hollywood Reporter.

Lajmi u konfirmua nga vetë shtëpia diskografike përmes një postimi në Instagram.

“Mirë se erdhe në familje, Miley Cyrus”, thuhet në postim.

Në “Atlantic Records”, Cyrus u bashkohet artistëve të njohur si Coldplay, Ed Sheeran, Bruno Mars, Cardi B, Charli XCX, Rosé, Lizzo dhe PinkPantheress.

Karrierën muzikore e ka nisur me “Hollywood Records” të “Disneyt”, ku publikoi tri albume, më pas vazhdoi me “RCA Records”, ndërsa në vitin 2021 firmosi marrëveshje me “Columbia Records”. 

Edhe Anya Taylor-Joy: E kam mbrojtur veten shumë nga fama Showbiz Anya Taylor-Joy: E kam mbrojtur veten shumë nga fama

“Kur nuk jam duke bërë lojën, jam duke drejtuar biznesin tim. Le t’ia nisim!”, pati shkruar ajo në Instagram në atë kohë.

Gjatë bashkëpunimit me “Columbia”, Cyrus ka publikuar albumet ‘Endless Summer Vacation” dhe “Something Beautiful”.

Pak para publikimit të albumit “Something Beautiful” në muajin maj të vitit 2025, këngëtarja ka paralajmëruar se projekti i saj i ardhshëm do të ishte edhe më i guximshëm.

“Albumi im i radhës do të jetë jashtëzakonisht eksperimental. ‘Something Beautiful’ është vetëm hyrja”, pati thënë ajo.

Edhe Miley Cyrus duke punuar për albumin e 10-të, zbulon datën e publikimit Showbiz Miley Cyrus duke punuar për albumin e 10-të, zbulon datën e publikimit

Më herët, Cyrus pati zbuluar se “Something Beautiful” ishte frymëzuar nga albumi legjendar “The Wall” i grupit të mirënjohur Pink Floyd.

“Ideja ime ishte të krijoja një version të ‘The Wall’, por me një garderobë më të mirë, më shumë glamur dhe të mbushur me kulturë pop. Është një album konceptual që përpiqet të shërojë një kulturë të sëmurë përmes muzikës. Dua të ndikoj te njerëzit me muzikën time, jo që të më imitojnë, por t’i bëj ta përjetojnë botën në një nivel tjetër”, pati thënë ajo.