Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Miley Cyrus ka gjashtë muaj që nuk konsumon alkool

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Miley Cyrus, e ka zbuluar lajmin se ka gjashtë muaj që nuk ka konsumuar alkool. Për revistën “Variety” ajo tregoi se historia e familjes së saj me vartësinë nga alkooli, profesioni i saj dhe procedura e fundit kirurgjike në telat e zërit, e kanë detyruar të heq dorë nga kjo shprehi.

“Gjatë vitit të fundit ka qenë shumë e rëndësishme për mua që ta jetoj jetën esëll, sepse kam dashur t’i përsosi aftësitë e mia. Në muajin nëntor i jam nënshtruar një operacioni shumë të madh në telat e zërit. Si pasojë, nuk guxoja të flisja për katër javë. Dhe kjo eksperiencë më ka frikësuar goxha,” citohet të ketë thënë Cyrus.

Këngëtarja gjithashtu ka zbuluar se shfrytëzimi i tepruar i telave të zërit, e ka shtyrë atë të operohet dhe ta filloj rrugëtimin drejt një jete esëll.

“Në fillim, u nxita ta lërë alkoolin si pasojë e operacionit tim, por më pas fillova të mendoj për nënën time dhe historinë e familjes sime me vartësinë nga alkooli, e cila ka sjellë edhe sfida në shëndetin tonë mendorë,” ka përfunduar tutje këngëtarja.

Cyrus në vitin 2017 e kishte bërë të ditur lajmin se ka hequr dorë nga konsumimi i marihuanës dhe alkoolit, duke i befasuar edhe fansat e saj. Por vetëm një vit më vonë, ajo iu kthye shprehive të vjetra, duke thënë se e ka kufizuar konsumimin e tyre gjatë kohës kur është duke punuar.

Miley Cyrus e ka mbajtur veten mjaft të angazhuar gjatë pandemisë së koronavirusit, duke marrë pjesë në disa organizime të profilit të lartë, transmeton Koha. Në muajin prill ajo u shfaq në emisionin “Saturday Night Live”, ku e performoi hitin e grupit Pink Floyd, “Wish You Were Here”.

Edhe Miley Cyrus thotë se e ka vështirë të qëndrojë pa alkool nëpër turne Showbiz Miley Cyrus thotë se e ka vështirë të qëndrojë pa alkool nëpër turne

Cyrus gjithashtu iu bashku yjeve: Tame Impala, Dua Lipa dhe të tjerë, në ngjarjen e organizuar nga producenti Mark Ronson, “Love Lockdown”, në muajin maj.

Ndërsa, në këtë fundjavë, këngëtarja do të performoj në ngjarjen e transmetuar live “Global Goal: Unite for Our Future”. Kjo iniciativë e organizuar nga organizata “Global Citizen” dhe Komisioni Evropian, ka për qëllim të mbledhë fonde për personat e ndikuar nga pandemia globale.