Ylli i njohur i muzikës, Miley Cyrus, është duke punuar rreth albumit të saj të ardhshëm.
Këngëtarja e “Malibu” e bëri një njoftim të tillë në mediat sociale, ndërsa ka ndarë njashtu lajmet për rihapjen e faqes në internet dhe për një fotosesion të ri për 149 milionë ndjekësit e saj.
“Pamjet aktuale duke ushqyer fëmijët me 1. Rifillimi i #MileyWorld 2. Një performancë ekskluzive live nga @aclfestival 3. Fotosesion i ri 4. Jam në studio duke punuar për albumin tjetër 5. Një njoftim i veçantë vjen nesër!”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kënga e fundit i yllit 28-vjeçar ishte “Plastic Hearts”, të cilën e publikoi në vitin 2020.
Së fundmi Miley kishte folur haptazi për dëshirën e saj për të qenë “shumë e veçantë”.
“Nuk mendoj se është e mjaftueshme që unë të konsiderohem si një nga këngëtarët më të mira të rokut në këtë brez, sepse nuk ka mjaftueshëm të tillë dhe dua më shumë konkurrencë”, ka theksuar Cyrus.
Karriera e saj kishte filluar si fëmijë në serinë “Hannah Montana” nga Disney Channel, që u shfaq nga viti 2006 deri më 2011, ku e kishte portretizuar rolin e Miley Stewartit, një adoleshente normale, alteregoja e së cilës Hannah Montana ishte këngëtare e famshme e muzikës pop.
Babai i saj, Billy Ray Cyrus, e kishte luajtur rolin e babit edhe në seri, si Robby Stewarti. Aktorë të tjerë që ishin pjesë e serisë ishin Emily Osment dhe Mitchell Musso.
Vitin e kaluar Cyrus ka pranuar se gjithmonë ishte në dijeni se disa nga sjelljet e saja kontroverse, si twerking në “MTV Video Music Video”, në vitin 2013 me Robin Thicke dhe paraqitja lakuriq në videoklipin “Wrecking Ball”, do t’i “tërhiqnin njerëzit”.
“Gjërat i kam bërë duke e ditur se do t’i ngacmoja njerëzit”, ka shtuar ajo.