Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adele flet për varësinë që kishte nga alkooli

Këngëtarja e famshme Adele ka konfirmuar në një koncert në Los Angelos se ka lënë alkoolin.

“Shumë e mërzitshme”, ka thënë këngëtarja duke ju referuar jetës pa alkool.

Pasi bisedoi me të ftuarit VIP, rreth sasisë uiskit, këngëtarja diskutoi shkurtimisht për maturinë e saj.

"E di, kam ndaluar së piri shumë kohë më parë... Ndoshta tre muaj e gjysmë më parë? Më duket si një jetë", ka thënë Adele, raporton EW.

Këngëtarja nuk dukej tepër e entuziazmuar.

Edhe Adele tregon se ka pirë katër shishe verë një herë në mëngjes Showbiz Adele tregon se ka pirë katër shishe verë një herë në mëngjes

"Dua të them së që nga të 20-tat isha një alkoolike. Më mungon shumë, lash edhe kafeinën, kështu që shijojeni uiskin tuaj, jam shumë, shumë xheloze", ju ka thënë ajo të ftuarve.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet për pijen dhe jetën pa alkool. Gjatë ngjarjes speciale “One Night Only TV” në vitin 2021, Adele i tha të gazetares së famshme Oprah Winfrey se kishte lënë pijen.

"Nuk pi më. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për ta njohur veten. Pi vetëm ujë dhe jam esëll si një njeri normal", ka thënë Adele gjatë intervistës.

Më vonë në vitin 2021, ajo i tha revistës “Vogue” se gjithmonë ka pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me alkoolin. Gjithmonë ishte shumë e magjepsur nga alkooli.

Edhe Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë Showbiz Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë

Në fillim të këtij viti, këngëtarja i tha publikut të koncertit të Las Vegasit se dikur pinte "katër shishe verë" para orës 11 të mëngjesit gjatë izolimit për COVID-19.

Adele është aktualisht në përfundim të koncerteve të saja në Las Vegas, “Weekends With Adele”, koncerte këto që filluan më 18 nëntor 2022. Shfaqja e saj e fundit do të zhvillohet më 4 nëntor.