Adele ka thënë se një herë kishte pirë katër shishe verë para drekës gjatë izolimit të COVID-19.
Këngëtarja bëri tituj në botë më 2019 kur humbi peshë pasi hoqi sheqerin dhe pijet alkoolike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Daily Star, ajo u tha fansave se çfarë kishte vepruar kur ishte në izolim, shkroi FemaleFirst.
“E mbaj mend kur erdha këtu, në izolim, ishte ora 11:00 dhe kisha pirë katër shishe verë”.
Vitin e kaluar Adele tha se kishte ndaluar pirjen. Ajo ka një djalë 9 vjeç dhe tani është në lidhje dashurie me agjentin sportiv Rich Paul.
“Ndalova pijet alkoolike. Kjo është mënyrë e mirë ta njohësh veten, duke pirë ujë dhe të jesh kthjellët. Tani nuk pi më dhe kam energji më shumë se kurrë”.