Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adele planifikon një pushim të gjatë nga muzika

Adele

Adele po planifikon që të pauzojë nga muzika, sipas një burimi.

Ajo planifikon “të fokusohet te familja” në vitin 2025, raportoi FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këngëtarja do të performojë në Munih, Gjermani, përgjatë gushtit, por ajo ka qëllim që karrierën e muzikës ta ngrijë në fund të vitit.

“Ajo ka pasur disa vite të ngjeshura që nga publikimi i albumit më 2021 dhe ka kaluar pritjet e saj. Adele ka pasur mundësi të jashtëzakonshme dhe ka qenë ëndërr e bërë realitet”, ka thënë burimi.

Adele ka ende disa paraqitje të planifikuara, por nga viti i ardhshëm duket se do t’i largohet vëmendjes.

“Ka disa data më vonë këtë vit në Las Vegas, por pas tyre do të largohet nga muzika për një pushim të gjatë”, ka thënë po ai burim.