Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Barrymore tash e dy vjet larg alkoolit

Aktorja 46-vjeçare ka zbuluar se ka qenë në një udhëtim “të qetë, me vetëbesim”, në ndalimin e konsumimit të alkoolit pasi kishte kuptuar që pijet alkoolike “nuk i shërbyen” më asaj në jetë.

Duke treguar për “CBS This Morning”, ajo ka treguar : “Ishte diçka që e kuptova se nuk po më shërben më mua dhe jetës sime”.

Bukuroshja bionde nuk ka dhënë shume detaje rreth këndelljes së saj, mirëpo e pranoi se kishte qenë shumë e mbyllur për shumë probleme të saj, megjithëse ajo mendon se bota po ndryshon dhe njerëzit po bëhen më të sinqertë më njëri-tjetrin për problemet e tyre.

“Nuk do të befasohesha nëse bëhet një revoltë kundër perfeksionizmit tani ngaqë të gjithë jemi të detyruar të shohim e të ndiejmë përmes rrjeteve sociale”, ka shtuar ajo.

“Ne jemi në një ngërç të momentit kur flasim se si e shohim veten, e mënyra se si kujdesemi për veten merr kohë dhe duhet zgjidhje. Shumica e njerëzve e bëjnë këtë privatisht”.

Edhe Anne Hathaway rrëfen për jetën e ngarkuar dhe përpjekjet për t’iu larguar stresit Showbiz 3 muaj më parë Anne Hathaway rrëfen për jetën e ngarkuar dhe përpjekjet për t’iu larguar stresit

Ndërkohë, ylli i “Charlie’s Angels” po ashtu zbuloi se asaj i duhej ndihmë për shëndetin mendor pas përfundimit të martesës në vitin 2016 me Will Kopelman- i ati i fëmijëve të saj, Olive, nëntëvjeçare dhe Frankie shtatë.

Gjatë bisedës në emisionin e saj, Machine Gun Kelly, kur i ftuari kishte folur për vështirësitë në jetën e vet, ajo ka treguar: “Kam kaluar një divorc vërtet të dhimbshëm dhe nuk po ia dilja mbanë mirë.

“Kisha dy fëmijë për të cilët duhej të luftoja dhe kisha nevojë për ndihmë. Kështu që, fillova kontakt me njerëz të ndryshëm dhe i bëra disa ndryshime gjithëpërfshirëse në jetën time.

“Vazhdova në një rrugë komplet të re. Jo mbrapsht në atë që isha, por në një të re që e nisa nga fillimi”.

“Divorci ishte frika ime më e madhe. Ishte diçka që nuk doja ta përjetonin fëmijët e mi. U ndjeva e thyer. Sinqerisht, komplet e thyer.

Edhe Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen Showbiz 1 d. më parë Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen

“Bëra ndryshime të mëdha në jetën time dhe fatmirësisht i bëra ato pak para pandemisë ngaqë kam frikë edhe të mendoj se ku do të isha nëse nuk do t’i nisja ata hapa në kohë”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse ajo kishe shkuar drejt një krize nervore, ajo është përgjigjur për revistën You: “Mendoj se kisha një, bukur të gjatë. Duhet ta besoni që gjatë kësaj slite të jetës që do të kthehesh, por ka diçka që kushton më shtrenjtë për këtë kur përfshihen edhe fëmijët e mi. Të qenët prind është gjëja më e rëndësishme, mirëpo të rrisësh foshnje është e zorshme, e frikshme dhe emocionuese”.