Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Drew Barrymore, ka folur për periudhën pas divorcit.
Ajo ka thënë se nuk po ndjen më turp pasi është divorcuar, sepse sipas saj, kjo është rruga më e mirë për ecur përpara.
“Kam pasur shumë turp rreth çështjes se divorcit dhe për ndonjë arsye, diçka ka ndodhur dhe kam thënë me vete: ‘ nuk dua të ndihem më kështu’ dhe ky mendim ndryshoi gjithçka e më largoi turpin”, ka thënë Drew përgjatë emisionit të saj “The Drew Barrymore Show” ndërsa po fliste me yllin Marie Osmond rreth videos se këngëtares Jennifer Lopez “Can’t get Enough”, në të cilën këngëtarja bën shaka me veten pasi është martuar katër herë.
Më tutja Drew shpjegoi se divorcin e sheh si një mënyrë për ta shprehur lirinë që njeriu duhet të ketë në këtë botë.
“Nëse je në një situatë e cila nuk po funksionin siç duhet, duhet ta pranojmë të vërtetën dhe të mundohemi të ecim përpara. Unë më nuk ndjej turp për divorcin, përkundrazi jam totalisht e çliruar”, shtuar Drew.
Ajo vlerësoi lartë yllin Lopez duke i thënë se e do për mënyrën se si ajo përmes artit që bën sjell fuqi te njerëzit që kanë nevojë duke përfshirë edhe vetveten.
Edhe
Jennifer Lopez thotë se nuk e ka ndjerë asnjëherë dashurinë e vërtetë
Drew më parë i ishte referuar divorcit si “vdekja e një ëndrre” dhe pati treguar se ka bërë gjithçka në mënyrë që martesa e saj të funksiononte.
Drew Barrymore ishte e martuar me Will Kopelman nga viti 2012 deri në 2016 dhe bashkë kanë dy vajza.
Me Tom Green ishte e martuar nga viti 2001 deri më 2002, ndërsa me Jeremy Thomas, aktorja ishte e martuar nga viti 1994 deri në 1995.