Showbiz

Miley Cyrus thotë se e ka vështirë të qëndrojë pa alkool nëpër turne

Miley Cyrus

Miley Cyrus

Foto: Associated Press

Ylli i njohur i Hollywoodit, Miley Cirus, ka thënë se e ka të vështirë të qëndrojë esëll ndërkohë që është në turne.

32 vjeçja, e cila për herë të fundit ka qenë në turne në vitin 2014 dhe se në vitin 2017 ka ndaluar së përdoruri marihuanan, ka treguar se nuk po planifikon të bëjë koncerte.

“Është shumë e vështirë të qëndrosh esëll ndërkohë që je në turne, gjë që është shtyllë e stabilitetit në jetën time”, ka thënë këngëtarja në emisionin Good Morning America.

Ylli ka thënë se nuk ka dëshirë të madhe për të shkuar në turne.

“Fizikisht qëndroj mirë, kam fuqi. Kam mundësi që të shkoj në turne. Do të doja të kem dëshirë, por nuk kam. Gjithashtu mendoj se nuk ka infrastrukturë që mbështet artistët”, ka thënë ajo.

Cyrus, ka pranuar se në të kaluarën turnetë kanë ndikuar negativisht në jetën e saj.

“Kur çdo ditë ndodhem në një marrëdhënie ku unë jam subjekti që të gjithë e vëzhgojnë, kjo më dëmton, sepse më largon nga ndjeshmëria ime njerëzore dhe nga lidhja me të tjerët. E pa këtë lidhje, unë nuk mund të jem kantautorë, që është gjëja më e rëndësishme për mua”, ka thënë krijuesja e hitit “The Wrecking Ball”.